Këshilli i Sigurimit miraton për herë të parë rezolutën për armëpushim në Gaza

Këshilli i Sigurimit miraton për herë të…

Pas 6 muajsh sulme brutale, mungesë urie, dhe pas dështimeve të vazhdueshme për armëpushim Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që kërkon armëpushimin në Gaza. Rezoluta mori 14 vota pro dhe abstenimin e SHBA e cila është aleate e Izraelit.

Gjithashtu rezoluta kërkon lirimin e të gjitha pengjeve dhe heqjen e atyre pengesave për ndihmë humanitare.

Ministri i Jashtëm I Izraelit përmes një postimi në rrjetin social x ka thënë se bombardimet nuk do të përfundojnë deri në lirimin e plotë të pengjeve izraelite. Në shenjë proteste Kryeministri izraelit Netanyahu ka anuluar vizitën e planifikuar të delegacionit të nivelit të lartë në Uashington.

Ekspertët ligjorë thanë se miratimi i rezolutës ishte i rëndësishëm, siç ishte vendimi i Shteteve të Bashkuara për ta lejuar atë – duke sinjalizuar se administrata Biden po humbet durimin me Izraelin.

Ata shtuan se Shtetet e Bashkuara kanë ofruar vazhdimisht mbulim diplomatik për Izraelin në Kombet e Bashkuara që nga fillimi i luftës në tetor. Në muajt e parë, diplomatët amerikanë “u thonin homologëve të tyre të huaj në Nju Jork se OKB-ja nuk kishte punë të merrej me konfliktin”, tha Richard Goëan, një ekspert për Kombet e Bashkuara në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit