Këshilli Politik/ Pranohet propozimi i PD për anëtarët e KQZ, në zgjedhjet e ardhshme votojnë emigrantët

Këshilli Politik/ Pranohet propozimi i PD për…

Palët në tryezen e Këshillit Politik kanë rënë dakord për çështjen e zgjedhjes së anëtarëve të KQZ, i cili ishte dhe një nga ngërçet e ditëve të fundit. Mazhoranca ka pranuar propozimin e tretë të Partisë Demokratike për këtë çështje.

Damian Gjiknuri, bashkëkryetari i komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, konfirmoi se më në fund është arritur dakordësia në Këshillin Politik për të gjitha pikët e mbetura dhe nuk do të ketë më debate.

“Gjetëm dakordësinë për të gjitha pikët e mbetura, qoftë për KQZ-në, qoftë për formulën e kompozimit, mandatet e KQZ dhe shumë elementë të tjerë që akoma kishin mbetur në diskutim. Plotësuam kërkesat që kishte opozita. Për ne është më e rëndësishme që ligji zgjedhor të reflektoje frikën e opozitës apo të kaluarën e afërt të opozitës. Ekspertët morën detyrë të zbardhin tekstin dhe besoj për 2-3 ditë teksti do të jetë i plotë dhe do ti dërgohet kuvendit. Nuk kemi më debate, puna e mbetur është teknike. Ramë dakord për ligjin e ri zgjedhor që do implementohet pas dy palë zgjedhjesh që ka të bëjë me depolizitimin. Ramë dakord ta çojmë në Kuvend legjislacionin të plotë që do të hyjë në fuqi në një kohë të dytë, por zbatimi i tij do të bëhet pas 3 vjetësh”, tha Gjiknuri.

Ndërkohë, Rudina Hajdari, bashkëkryetarja e komisionit për reformën zgjedhore tha se në zgjedhjet e ardhshme mund të jetë e mundshme vota e diasporës.

“Nga kjo tryezë doli një lajm i mirë që ka të bëjë me vullnetin politik për votimin e diasporës. Në zgjedhjet e ardhshme mund të jetë e mundshme vota e diasporës, por kjo është akoma për t’u parë nëse do të jetë realitet. Vota e diasporës është marrë si një çështje serioze dhe për këtë duhet përshëndetur”, tha Hajdari.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit