Këshilltari gjerman pyet Ramën: A ke qenë në burg në Gjermani në ´91 dhe në Francë në ´93?

Këshilltari gjerman pyet Ramën: A ke qenë…

Martin Henze, një prej këshilltarëve pranë CDU-së, partia e Kancelares Angela Merkel, ka replikuar ashpër me Kryeministrin Edi Rama, duke i kujtuar këtij të fundit se dosja për burgosjen e tij në Francë ende nuk është mbyllur.

“Rama, pse nuk u thua shqiptarëve apo komunitetit ndërkombëtar, nëse ke qenë në burg në Gjermani 1991, dhe në Francë më 1993 / 1994?

Në Francë, arkivat nuk janë mbyllur dhe dosjet nuk janë shkatërruar. Koha po kalon,- shkruan Henze në një postim në Twitter.

Reagimi i tij erdhi pasi Gjergji Thimio, koleksionisti i cili u burgos për 5 vite nga kryeministri Rama dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri si trafikant i ikonave të vjedhura, ka bërë publike për herë të parë mbrëmë në A-Show në Syri TV përballë gazetarit Adi Krasta, numrin e dosjes së dënimit të Edvin Ramës në vitin 1993 në Paris të Francës për vjedhje ikonash.

Thimio tha se është i gatshëm të përballet me drejtësinë për këtë akuzë që po bën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit