Këshilltari i DASH, kërkesë Vuçiçit dhe Kurtit: Shmangni tensionet në veri të Kosovës

Këshilltari i DASH, kërkesë Vuçiçit dhe Kurtit:…

Këshilltari i Departamentit të Shtetit Derek Chollet në takimin e zhvilluar në Senatin Amerikan foli për tensionet në Begrad dhe në Prishtinë. Mësohet se në atë takimi ai iu ka bërë thirrje Kurtit dhe Vuçiçit se veprimet që nxisin dhe provokojnë tensionet në veri të Kosovës duhet të shmangen.

Gjithashtu ai ka theksuar se në bisedimet e zhvilluar mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit si edhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç ka bërë të qartë që liderët duhet të çojnë përpara marrëveshjet. Duke iu kërkuar palëve të punojnë sipas marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e dialogut mes tyre.

Ndërkohë pas përfundimit të takimit Zyra e Kryeministrit  të Kosovës ka thënë se sa i përket dialogut, në fokus ka qenë Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve, e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, në shkurt të këtij viti.

Kujtojmë se, pajtueshmëria për aneksin është arritur në mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit