Kështu duket një yll para se të shpërthejë

Kështu duket një yll para se të…

Teleskopi Hapësinor James Webb i NASA-s ka zbuluar një pamje mahnitëse të një ylli 15,000 vite dritë larg. Ylli është rreth 30 herë më i madh se masa e Diellit. 

Observatori hapësinor kapi një imazh të një ylli Wolf-Rayet të quajtur WR 124 në konstelacionin e Shigjetarit. Yjet Wolf-Rayet janë disa nga yjet më të shndritshëm dhe masivë në univers. Disa yje bëhen për pak kohë një Wolf-Rayet para se të shpërthejnë në një supernova, kështu që është e rrallë që astronomët t’i dallojnë ato.

Ajo që ne po shohim në këtë imazh të ri të bukur në qendër është një yll”, tha astrofizikantja e NASA-s Amber Straughn.

Yjet e mëdhenj e të shndritshëm digjen përmes karburantit të tyre, si hidrogjeni për disa qindra mijëra vjet, që është një kohë e shkurtër për astronomët. Yjet lëshojnë shtresat e tyre të jashtme në unaza gazi dhe pluhuri dhe pastaj, ato shpërthejnë. Teleskopi Webb arriti të shohë WR 124 gjatë disa prej vëzhgimeve të tij të para shkencore në qershor 2022. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit