"Kështu e hanë të gjithë"/ Seanca për Saimir Tahirin shtyhet më 26 qershor

“Kështu e hanë të gjithë”/ Seanca për…

Është shtyrë për në datën 26 qershor nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhënia e vendimit për ish-ministrin e Brëndshëm Saimir Tahiri, dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela.

Burime për Gazetaatdheu.com, bëjnë me dije se në sallën e gjyqit ishin edhe përfaqësues të ambasadës amerikane për tu njohur me vendimin e trupës gjykuese, me një gjyqtar të ri, Dhimitër Lara, për shkak të shkarkimit nga vetingu të gjyqtares Nure Dreni.

Dhimiter Lara deklaroi në seancë se ishte njohur me aktet. Më pas trupi gjykues u tërhoq dhe vendosi të shtyjë dhënien e vendimit më datë 26 qershor në orën 13:00.

Në nisje të seancës, në dukje i qetë dhe i buzëqeshur Tahiri iu përgjigj me batutë dhe një nga operatorëve: “Kështu e hanë të gjithë”. Ish-ministri i Brendshëm shoqërohej nga avokati i tij Maks Haxhia.

Rreth 6 muaj më parë Jaeld Cela dhe ish-ministri Sajmir Tahiri u shpallën fajtorë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për shpërdorim detyre, ndërkohë që prokuroria kërkoi dënimin për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Për Saimir Tahirin dënimi i Shkallës së Parë u konvertua në 3.5 vite në shërbim prove, ndërsa Jaeld Çela u dënua me 5 vite burg./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit