Një qytetar nga Vlora i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një ngjarje të papranueshme, që flet shumë për mungesën e kulturës qytetare dhe kujdesit ndaj mjedisit.
Sipas denoncimit, një grua banore e një lagjeje të qytetit, është parë duke hedhur një qese me mbeturina nga ballkoni i banesës së saj, pa asnjë shqetësim për pasojat. Qesja ka rënë mbi një automjet të parkuar poshtë, duke rrezikuar dëmtimin e pronës së dikujt tjetër.
“Kështu nisin sherret,” shkruan qytetari, duke theksuar se veprime të tilla të pakujdesshme janë burim konfliktesh të panevojshme, por gjithashtu kontribuojnë në ndotjen e mjedisit urban.
Në mesazhin e tij ironik, qytetari shprehet: “Përshëndetje JOQ! Viti është 1960 dhe qyteti është Vlora. Kështu hidhen mbeturinat këtu, mbi makinat e njerëzve. Pastaj pyesin pse ndodhin sherret.”
Ngjarje të tilla duhet të shërbejnë si mesazh që të mos përsëriten në të ardhmen.

Një qytetar nga Vlora i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një ngjarje të papranueshme, që flet shumë për mungesën e kulturës qytetare dhe kujdesit ndaj mjedisit.

Sipas denoncimit, një grua banore e një lagjeje të qytetit, është parë duke hedhur një qese me mbeturina… pic.twitter.com/y4dcLc2rqo
— JOQ Albania (@JoqAlbania) June 10, 2025