Këto 5 pozicione gjatë seksit janë perfekte nëse jetoni me persona të tjerë

Këto 5 pozicione gjatë seksit janë perfekte…

Kur sjellim në shtëpi partnerin për të parën herë, është një moment shumë i lumtur sepse “HALELUJA”, nuk do të torturohemi me pyetjen: “Hë, po takon ndonjë apo do na ngelesh në derë?”Mirëpo, fakti se jemi në shtëpinë e prindërve, apo me pushime me ta, nuk nënkupton se nuk mund të bëjmë qejf në shtrat!

Madje, rreziku eksiton më shumë dhe mund të përjetoni një çmenduri të vërtetë.

E vetmja gjë që duhet të bëni, është të rrini urtë dhe mos bëni shumë zhurmë.

Këto 5 pozicione në shtrat i përmbushin kriteret, vetëm mos harroni të mbyllni derën me çelës përpara se të çmendesh nga hormone!

Pozicioni i misionarit

Është shumë intim dhe nuk kërkon lëvizje akrobatike që mund të rrëzojë gjëra në tokë. Madje edhe pasthirrmat që lëshoni si pasojë e së bekuarës orgazëm, mund të kontrollohen nga partneri, i cili vendos dorën lehtësisht mbi gojën tuaj.

Seksi në dush

Mund të jetë një pozicion i çuditshëm, por kur jeni në shtëpinë e tjetrit dhe ka një banjo në dhomë, përfitoni nga ky moment. Uji do të mbysë të gjitha zhurmat! Për ta bërë më magjik këtë moment, mos harroni lubrifikantin sepse uji largon të gjithë lubrifikantin natyral.

Fytyrën mbështeteni në jastëk

Ky pozicion, është i ngjashëm me “doggy style”, por më i qetë. Qëndroni e shtrirë përmbys me duart dhe këmbët e lirshme në shtrat, kështu që partneri mund të qëndrojë mbi ty. Gjithashtu, është një pozicion i mirë që partneri të nisë kërkimin për pikën G.

Seksi oral

Ok, është pozicioni 69, por në terma të rehatshme. Të dy partnerët qëndrojnë të shtrirë në anë, teksa kokën e vendosin në mes të këmbëve të partnerit për më shumë kënaqësi orale. Në këtë mënyrë e keni shumë të vështirë të nxirrni zë, sepse do të jeni të zënë duke… e dini vetë ju!

Vajza “cowgirl”

Është e gjitha në dorën tënde! Kërkoji partnerit mashkull të qëndrojë i shtrirë në shtrat dhe uluni sipër tij. Për të shmangur çdo zhurmë, mund edhe ta provoni këtë pozicion në tapet! Dreq, ia vlen!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit