Këto janë 10 qytetet më të pasura në botë

Këto janë 10 qytetet më të pasura…

Qyteti i Nju Jorkut doli në krye të listës së qyteteve më të pasura në botë me 340,000 milionerë, përpara Tokios me 290,300 dhe Zonës së Gjirit të San Franciskos me 285,000. 

San Francisko kishte më shumë miliarderë, me 63, krahasuar me 58 të Nju Jorkut. Shifrat e raportuara bazoheshin në zotërimet në dollarë amerikanë të individëve me vlerë të lartë neto (HNWI).

Los Angeles ishte i vetmi qytet tjetër amerikan në listën e milionerëve, por Londra dhe Singapori ia kaluan duke plotësuar pesëshen e parë dhe duke e lënë LA në vend të 6. 

Hong Kongu, Pekini dhe Shangai u renditën përpara Sidneit për të kompletuar top 10-shen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit