Këto pesë armë ushtria amerikane i përdor gjithmonë kundër armiqve...

Këto pesë armë ushtria amerikane i përdor…

Ushtria e SHBA-ve është pa dyshim më e madhja dhe më e fuqishmja sot për sot në Tokë, ku koleksioni i armatimeve dhe pajimeve ushtarake nuk kanë fund. Kjo ushtri disponon dhe zhvillon në ditët e sotme edhe teknologjitë e fjalës së fundit të shkencës, pavarësisht nga kostoja e tyre marramendëse.

Por janë pa diskutim disa armatime të cilat sa herë që Shtetet e Bashkuara shkojnë në luftë, nuk i ndajnë ato nga arsenali i tyre standard, edhe pse disa vijnë me përmirësime gati që nga Lufta e Dytë Botërore.

Mund të duket e çuditshme të klasifikoni një mitraloz tetëdhjetë vjeç si një nga armët më të mira të ushtrisë amerikane. Por fakti që M-2 “Ma Deuce” ende po shpërthen pas gati një shekulli dhe luftërave të panumërta, është dëshmi për faktin se është një armë e jashtëzakonshme.

Dhe kur flasim për armë të fuqishme, ushtria e SHBA-së sigurisht mund të konsiderohet si një lider.

Disa mund të jenë shumë të shtrenjta, disa shumë komplekse dhe të tjerat mund të dëshirohen nga politikanët dhe kontraktorët e mbrojtjes, por jo nga trupat armike në fushëbetejë.

AH-64 Apache:

HD wallpaper: Military Helicopters, Aircraft, Attack Helicopter ...

Është ironike kur mendon se arma më e mirë e forcës tokësore kryesore të Amerikës është një helikopter. Por duke pasur parasysh konfliktet, ushtria amerikane kohët e fundit ka luftuar dhe ka të ngjarë të luftojë, dhe fuqia e ajrit është faktori më vendimtar.

Pajisur me një top prej 30 mm, raketa “Hellfire” dhe sensorë të sofistikuar, “Apache” kombinon shpejtësinë, fuqinë e zjarrit dhe një gamë që lejon ushtrinë të godasë armiqtë shumë përpara, se të vijnë brenda distancave të qitjes së trupave tokësore të ushtrisë.

Ky helikopter është po aq i dobishëm për të gjuajtur kryengritësit, ose për të zbërthyer kolonat e blinduara të armikut.

“Apache” ka luftuar mirë në konflikte nga “Desert Storm”, deri në luftën e tanishme afgane.

Një helikopter sulmi nuk është dhe nuk do të jetë kurrë, një zëvendësues i këmbësorisë në tokë. Por trupat tokësore do të vlerësojnë mbështetjen që një helikopter sulmi mund të sigurojë.

M-1 Abrams:

US Crews Showing Their Talents to Operate the M1 Abrams | Military ...

Nëse “M-1 Abrams” është tanku më i mirë në botë, ndoshta edhe nuk mund të thuhet. Por është pa dyshim ndër më të mirët në botë.

Me peshë 60 tonë, “M-1A2” ka një top 120 milimetër. Ai shkatërroi forcat e blinduara të prodhimit sovjetik, të Irakut në 1991, dhe ka të ngjarë të bënte të njëjtën gjë me tankun e përparuar të Kinës, “Type 99”.

Dhe sipas të dhënave, shumë pak “Abrams” janë shkatërruar në luftime.

M-109A6 Paladin:

Pre-positioned US stock leaving South Korea to create armored ...

“Paladin” është versioni i fundit i armës vetëlëvizëse “M-109” të nderuar.

Ajo mund të qëllojë me një predhë 155 milimetra deri në 20 milje duke përdorur predha të ndihmuara nga raketa.

Raketa Anti-Tank TOW:

Raytheon Developing New TOW Launcher

Ndonëse jo pjesa më e fortë, nuk mund të thuhet se ushtria e SHBA-së është më keq, në lojën e raketave anti-tank.

Raketa antitank-TOW është ende duke qëndruar e fortë pas gati 45 viteve në shërbim, shkruan “nationalinterest”.

Ajo ka shkatërruar tanke, kryesisht ruse, në Vietnam, luftërat arabo-izraelite, në luftën Iran-Irak dhe tani në Siri. Po ashtu “TOW 2B” një version më i ri vjen në disa tipe.

Armë mitralozi M-2/12.7mm:

Maternal Instinct: Why the Ma Deuce .50 Caliber Machine Gun Still ...

Mund të duket e çuditshme të klasifikosh një mitraloz 80-vjeçar si një nga armët më të mira të Ushtrisë.

Por fakti që M-2 “Ma Deuce” ende po shpërthen pas gati një shekulli në luftëra të panumërta, është dëshmi për faktin se është një armë e jashtëzakonshme.

Zhvilluar kur Franklin Roosevelt sapo ishte bërë president dhe Hitleri po merrte pushtetin në Gjermani, M-2 ka parë shërbimin në të gjithë botën si një mitraloz anti-aeroplan, anti-automjet dhe anti-këmbësori.

Dhe një version më i sofistikuar së fundi është ai i “M2A1”, me shumë avancime./Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit