Këto tre qytete kanë numrin më të madh të bareve dhe restoranteve në vend

Këto tre qytete kanë numrin më të…

Tashmë dihet që shqiptarët pëlqejnë të kalojën shumë orë në kafe dhe këtë e kanë treguar studime të ndryshme, edhe ndërkombëtare. Si pasojë, baret dhe restorantet janë bizneset më popullore në vendin tonë. Madje, Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë për numrin e lartë të kafeneve dhe restoranteve në raport me popullsinë.

Edhe pse mund të duket e pabesueshme, Tirana renditet e treta. Sepse të dhënat e INSTAT tregojnë që Vlora ka numrin më të lartë të bareve në raport me popullsinë, më pas vjen Gjirokastra dhe e treta Tirana. Ndërsa Dibra dhe Kukësi kanë numrin më të ulët të bizneseve të bareve për banor.

“Në Vlorë ka 106 bare dhe restorante për 10 mijë banorë, Gjirokastra ka 81.9 bare dhe restorante për 10 mijë banorë dhe në vend të tretë renditet Tirana me 67.8 bare dhe restorante për 10,000 banorë. Dibra ka vetëm 33 bare dhe restorante për 10 mijë banorë dhe Kukësi vetëm 34 të tilla”, thuhet në raportin e INSTAT.

Gjithsesi, inflacioni i lartë i vitit të fundit ka ulur disi frekuentimin në bare dhe restorante.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit