KFOR-i në pikat kufitare në veri/ Hasani: Do të shoqërohet me dy pasoja!

KFOR-i në pikat kufitare në veri/ Hasani:…

Trazira në Kosovë pas vendimit të qeverisë së këtij vendi për reciprocitet ndaj Serbisë për targa të automjeteve, ka nxjerë në pah një problem të vjetër në veri të vendit. Sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe profesorit universitar, Enver Hasani, propozimi për vendosjen e KFOR-it në pikat e kufirit në veri të vendit nuk është zgjidhje e duhur, teksa citon se mund të shoqërohet me pasoja.

“Kjo nënkupton që KFOR po merr juridiksionin e autoriteteve të shtetit të Kosovës. Kjo ka dy pasoja: e para, i jep KFOR-it një mandat të sigurisë, pra jo mandat ushtarak, që u takon autoriteteve policore kosovare; dhe, e dyta, shtyen formimin e Ushtrisë së Kosovës sepse me këtë Kosova po tregon që nuk ka kapacitete për të ndërtuar struktura ushtarake neutrale dhe të besueshme sipas standardeve të NATO-s”, tha Hasani.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit