"Kiameti është afër" | Imam Krasniqi tregon shenjat: Lakuriqësia e femrave, fajdet, ndërtimi i gradaçelave

“Kiameti është afër” | Imam Krasniqi tregon…

Fundi i botës apo kiameti është një temë që ka nisur të diskutohet, marrë shkas edhe nga stuhitë, tërmetet, përmbytjet që godasin tokën. Lidhur me këtë temë delikate, ka folur Imam Shefqet Krasniqi, i cili shprehet se fundi i botës është shumë afër. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Krasniqi tregoi shenjat e kiametit, duke vënë theksin tek lakuriqësia e femrave, fajdet, ndërtimi i gradaçelave dhe shumë shenja të tjera që sipas tij do të sjellin së shpejti fundin e botës. Imami nga Prishtina është shprehur se të gjitha këto i ka përmbledhur edhe në një libër të shkruar nga ai vetë në vitin 2014.

Imami nga Prishtina:

Unë së pari kur e kam thënë atë intervistë, kiameti është afër, e kam thënë Ramazanin e kaluar në një emision televiziv, pastaj është publikuar. Por për kiametin afër unë kam shkruar edhe libër, që e kam shkruar në 2014. Ne si njerëz nuk e dimë saktë se kur do të ndodhë kiameti, nga që çështja e kiametit në mënyrë specifike i përket vetëm të madhit zot. I madhi zot ka lënë shenja të mëdha dhe të vogla të kiametit. Së pari, vijnë shenjat e vogla që janë me dhjetra dhe me qindra, të cilat i kam përmbledhur në libër. Shenja e parë e vogël e kiametit është ardhja e profetit Muhamed. Ai e ka thënë vetë: “Jam dërguar unë”. Disa nga shenjat që mund t’i ceki me shpejtësi janë: Vdekja e profetit Muhamet, përhapja e madhe e imoralitetit, përhapja e madhe e pije alkoolike dhe lejimi i tyre për t’u pirë, përhapja e fajdeve, ardhja në pushtet e njerëzve injorantë, njerëz që nuk dinë pothuajse asgjë për postin me të cilin janë ngarkuar, zhveshja, lakuriqësia e femrave siç është në ditët e sotme. Një prej shenjave të kiametit është ndërtimi i shtëpive, pallateve të mëdha, që bëjnë gara se duan të mbërrijnë në  qiell te Zoti. Një prej shenjave të kiametit është shtimi i madh i vrasjeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit