Kida pendohet që ka publikuar këte hit veror

Kida pendohet që ka publikuar këte hit…

Këngëtarja Kida është në skenë që në moshën 14 vjeçare, e tani është në bisedime për të nënshkruar kontratë me njërën nga diskografitë muzikore më ekskluzive në botë, Sony Music.

E ftuar në emisionin “NIN” në Klan Kosova, këngëtarja është pyetur për këngën që është penduar që e ka realizuar. Pa hezituar aspak, Kida filloi të këndojë vargjet e “Ja kem nis”.

Arsyeja që nuk i pëlqen? Sepse gjithçka u bë shpejt dhe u pendua për të që në ditën e publikimit.

“Ja kem nis – nuk e di… E kam realizuar shumë shpejt. Gjithçka është bërë shumë shpejt dhe kur e kam nxjerrë, kam thënë pse e bëra”, është shprehur ajo.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit