Kili goditet nga një tërmet i fuqishëm prej 6.8 ballësh

Kili goditet nga një tërmet i fuqishëm…

Një tërmet prej 6.8 shkallësh të Rihterit është regjistruar në orët e para të mëngjesit në pjesën veriore të Kilit, në Amerikën Jugore.

Dridhja e fuqishme ndodhi në rajonin Antofagasta rreth orës 3 e 40 minuta të mëngjesit sipas kohës lokale. Si pasojë e tërmetit, në disa qytete pati ndërprerje të energjisë elektrike, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Në bazë të pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë, ndërtesat shihen duke u lëkundur si pasojë e dridhjes së tokës. Megjithatë, deri më tani nuk është raportuar për pasoja në njerëz apo dëme të mëdha materiale.

Qeveria rajonale në Antofagasta tha se pa energji kanë mbetur qyteti Toconao dhe një lagje në San Pedro de Atacama.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit