‘Kim Jong Un u zhduk nga koronavirusit dhe jo nga operacioni në zemër’

‘Kim Jong Un u zhduk nga koronavirusit…

Kim Jong Un u zhduk nga daljet publike gjatë javëve të fundit për shkak të shqetësimeve për koronavirusin, jo për ndonjë operacion të lidhur me zemrën, tha  Agjensia e inteligjencës e Koresë së Jugut.

Zbulimi vjen pasi anëtarët e parlamentit të Koresë së Jugut u informuan nga Shërbimi Informativ Kombëtar i vendit të mërkurën, sipas Reuters.

Kim bëri paraqitjen e tij të parë publike në gati tre javë të premten e kaluar në një fabrikë të plehrave pranë kryeqytetit të Koresë së Veriut në Phenian, raporton FoxNews.

“NIS vlerëson se të paktën ai nuk ka kryer ndonjë procedurë apo operacion që ka të bëjë me zemrën,” citohet nga Reuters të thoshte Kim Byung-ke, një anëtar i komitetit të inteligjencës së parlamentit të Koresë së Jugut.

“Ai normalisht po kryente detyrat e tij kur ishte jashtë syrit të publikut.”

“Të paktën deri tani nuk ka asnjë problem shëndetësor të lidhur me zemrën,” shtoi Kim.

Ligjvënësi tha se diktatori i Koresë së Veriut ka bërë vetëm 17 paraqitje publike deri më tani në vitin 2020, ndryshe nga rreth 50 dalje në vitet më parë.

NIS gjithashtu ia atribon këtë ndryshim, shqetësimeve për një shpërthim të mundshëm të koronavirusit, raporton Reuters.

“Kim Jong Un ishte përqendruar në konsolidimin e punëve të brendshme të tilla si forcat ushtarake dhe takimet parti-shtet dhe shqetësimet e koronavirusit kanë kufizuar më tej aktivitetin e tij publik,” i tha Kim Byung-kee agjencisë së lajmeve.

Pavarësisht nga pohimet, thashethemet janë ende në qarkullim për gjendjen shëndetësore të Kim Jong Un.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit