Kim Kardashian reagon pas kritikave për veshjen

Kim Kardashian reagon pas kritikave për veshjen

Kim Kardashian u kritikua në rrjet ditën e djeshme për shkak të veshjes që kishte zgjedhur të vishtë në tapetin e kuq.

Ajo u shfaq e maskuar e gjitha në Balenciaga.

Por sot Kardashian vendosi të reagonte me një postim në Instagram ku postoi një foto nga eventi dhe shkroi: “Çfarë ka më amerikane sesa një bluzë nga koka te këmbët ?!”

Veshja e saj është e frymëzuar nga ish-bashkëshorti i saj, Kanye Ëest në albumin e tij më të ri “Donda”.

Nuk është hera e parë që Kim e bën diçka të tillë ,pasi ylli i “KUËTK”, Kim Kardashian, i çuditi të gjithë kur për të mbështetur sërish Kanye-n në Soldier Field u shfaq e veshur si nuse. Ata rikrijuan edhe një herë skenën e martesës së tyre, që u organizua në vitin 2014-të.

Në fund të spektaklit Kim dhe Kanye janë larguar nga stadiumi të kapur përdore si një çift i vërtetë. Ky moment u fiksua nga të pranishmit në event dhe bëri xhiron e rrjetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit