Kim: Reformat në sektorin e drejtësisë duhet të kenë sukses për të mirën e shqiptarëve

Kim: Reformat në sektorin e drejtësisë duhet…

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në aktivitetin e zhvilluar në 25-vjetorin e krijimit të Shkollës së Magjistraturës, u shpres se reformat në drejtësi duhet të kenë sukses për të mirën e të gjithë shqiptarëve dhe të ardhmen së Shqipërisë.

Më tej, kryediplomatja shtoi se vendi po përballet me sfida të ndryshme.

Kim tha se puna e Shkollës së Magjistraturës kërkon shumë përpjekje.

Ju sfidoj të jeni të guximshëm në bërjen e ndryshimeve. Ndërsa Shqipëria ndërmerr reformat në sektorin e drejtësisë, këto duhet të kenë sukses për të mirën e të gjithë shqiptarëve dhe të ardhmen së Shqipërisë. Puna e Shkollës së Magjistraturës kërkon shumë përpjekje. Shpresoj që edhe ju të shiheni çdo mëngjes në pasqyrë dhe t’i thoni vetes: Unë do të jem pjesë e arsyes që populli im të ketë shpresë dhe do të jem pjesë e një Shqipërie më të mirë se tani”, tha Kim.

Kryediplomatja u shpreh se SHBA do të jetë në krah të Shqipërisë për të çuar përpara reformat, që tashmë kanë nisur së zbatuari.

“Kurrë mos u dorëzoni, SHBA do të mbështesë Shqipërinë”.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ambasadorja e BE në Shqipëri, Christiane Hohmann si dhe presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit