Kina dhe Australia shtrëngojnë duart pas konfliktit për Covid-19

Kina dhe Australia shtrëngojnë duart pas konfliktit…

Australia dhe Kina kanë pasur disa vite armiqësi me njëra-tjetrën për shkak se qeveria e konservatorëve të kryeministrit të mëparshëm Scott Morrison akuzoi Kinën për ndërhyrje në punët e brendshme.

Gjithashtu çështjet e tjera të konflikteve të mëparshme midis Australisë dhe Kinës kanë qenë një çështje sigurie e brendshme ku gjiganti kinez i teknologjisë Huawei u përzu nga qeveria e mëparshme dhe thirrja e kryeqytetit të Austalisë për të bërë një hetim ndërkombëtar për origjinën e pandemisë Covid-19 dëmtuan shumë marrëdhëniet me Kinën.

Nga ana tjetër Kina kishte vendosur kufizime të mallrave të Australisë ku në muajin korrik Kina hoqi këto kufizime ndaj Australisë.

Qeveria e re e Anthony Albanese e cila morri detyrën në maj të vitit të kaluar ka bërë hapa pas ndryshe nga qeveria e mëparshme duke normalizuar marrëdhëniet me Kinën e cila pas largimit të Donald Trump në 2020 po bëhet me shpejtësi më aktive në politikën botërore dhe ekonomia e Kinës po tejkalon atë të Amerikës pas marrëdhënieve tepër të ngushta me Rusinë këto dy vite.

Nisur nga ky fakt është hera e parë që prej vitit 2016 që një lider i Australisë viziton Kinën ku Albanese u takua me Presidentin Xi Jinping të hënën dhe të dy folën më shumë se një orë. – referuar televizionit shtetëror CCTV.

“Të dyja vendet nuk kanë konflikte interesi dhe se mund të kenë besim reciprok dhe partnerë reciprokë të suksesshëm” – tha Xi.

“Një marrëdhënie e fortë do të kishte benefite në të ardhmen” – tha Albanese.

Marrëdhëniet e mira me Kinën për Australinë kanë një rëndësi të theksuara për shkak se Australia eksporton në Kinë mallra të industrisë së rëndë ku vetëm në vitin e kaluar eksportet kanë arritur vlerën e mbi 100 miliardë dollarëve Australianë ku Albanese ftoi Xi-në për të vizituar Australinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit