Kina drejt planit për të kolonizuar hapësirën/ Dërgon me sukses 3 austronautë të tjerë

Kina drejt planit për të kolonizuar hapësirën/…

Kina e ka nisur me sukses dërgimin e tre astronautëve në orbitën e Tokës. Ata do të vendosen në stacionin e ri hapësinor të këtij shteti në hapësirë.

Nie Haisheng, Liu Boming dhe Tang Hongbo pritet të qëndrojnë tre muaj në modulin Tianhe, rreth 380 kilometra larg Tokës. Ky do të jetë misioni më i gjatë i Kinës me njerëz brenda fluturakes dhe i pari në gati pesë vjet.

Të enjten, kapsula Shenzhou-12 u nis me sukses drejt qiellit përmes raketës Long March 2F, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ky lëshim dhe misioni që do të zhvillohet më pas janë një dëshmi tjetër e rritjes së vetëbesimit dhe kapaciteteve të Kinës në fushën e hulumtimeve hapësinore.

Në gjashtë muajt e fundit, vendi komunist ka kthyer në Tokë gurë dhe mostra nga Hëna dhe ka lëshuar një robot me gjashtë rrotë në Mars. Të dyja këto misione cilësohen si mjaft të ndërlikuara.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit