Kina gënjeu! Tajvani shikon avionë dhe anije luftarake kineze që operojnë rreth ishullit

Kina gënjeu! Tajvani shikon avionë dhe anije…

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se avionët ushtarakë dhe anijet luftarake kineze vazhdojnë të operojnë rreth ishullit, edhe pse kanë kaluar 24 orë që kur Kina njoftoi se stërvitjet treditore që ajo organizoi kishin përfunduar.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjithsej 26 avionë dhe shtatë anije luftarake janë pikasur në 24 orët e fundit, deri në orën 06:00 (ora lokale; 00:00 me orën shqiptare). Nga këto, 14 avionë ushtarakë kinezë kaluan vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit dhe hynë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të ishullit (ADIZ), sipas të njëjtit burim.

Dje (12 prill), ministria foli për 35 avionë dhe tetë anije luftarake. Shfaqjet e vazhdueshme të forcës së Kinës duket se kanë për qëllim frikësimin e autoriteteve të Tajvanit, duke fshirë çdo perspektivë të një deklarate zyrtare të pavarësisë për ishullin. Këtë ishull Pekini e quan një provincë kineze të destinuar për ribashkim me kontinentin, pa përjashtuar përdorimin e forcës për ta bërë këtë, megjithëse që nga fundi i Luftës Civile Kineze në 1949, Taipei ka pasur qeverinë e vet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit