Kina në 'luftë' me Amerikën për hapsirën qiellore

Kina në ‘luftë’ me Amerikën për hapsirën…

Prej vitesh Kina po investon shuma të pallogaritshme dhe nuk bën transparencë për finacimin e ‘Forcës Mbështetëse Strategjike të Ushtrisë Çlirimitare Popullore’. Në përmasa të frikshme vitet e fundit Kina po sfidon Amerikën në dominancën e forcës hapsinore pavarësisht se Amerika ka investuar miliarda dollarë.

Në vitin 2018 Presidenti Donald Trump autorizoi Departamentin e Mbrojtjes për të krijuar ‘Space Force’ për të qenë pjesë e ushtrisë amerikane dhe në fund të vitit 2019 ‘Space Force’ u përfshi në financimet e buxhetit të shtetit. Në kërkesën për buxhetin e 2024, Presidenti Joe Biden vetëm për ‘Space Force’ ka kërkuar 30 miliardë dollarë ku mbi 19 miliardë janë për logjistikën.

Nga ana tjetër Kina ka avancuar me një teknoligji shumë të përparuar me satelitë robotikë ku përdoren krahë robotikë të implementuar në satelitë për të çaktivizuar setelitët e infrastrukturës së komunikimeve në Amerikë apo për ti nxjerrë jashtë orbite.

Por satelitët robotikë nuk janë investimi i vetëm i Kinës ku përfshihen edhe qiejt sipër nesh me pajisje me balona spiunazhi dhe raketa hipersonike. Rreziku Kinez për Amerikën në hapsirën qiellore nuk përfshin vetëm shkatërrimin e infrastrukturës satelitore Amerikane por edhe sulmet kirbernetike nga hapësira që lejon Kinën të marrë kontrollin e satelitëve apo sistemeve kompjuterike që kushtojnë me miliarda dollarë.

Nga infrastruktura e Kinës në hapësirë rrezikohen edhe sistemet e raketave ushtarake në mënyrë që të mos ketë raportime në sistemet ushtarake për neutralizimin e lançimit të raketave kundrejt objektivave të caktuar.

Zyrtarët e lartë në Pentagon të ushtrisë Amerikane kohët e fundit kanë shprehur shqetësime të mëdha ku bëjnë thirrje për shtimin e financimit në mënyrë që të ketë një përparim të teknologjisë dhe infrastrukturës hapësinore të ushtrisë Amerikane.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit