Kina në përpjekje për të shkëputur plotësisht lidhjet me SHBA, merr 53.000 tonë metrikë misër nga Afrika e Jugut

Kina në përpjekje për të shkëputur plotësisht…

Përpjekjet e Kinës për të reduktuar varësinë e saj nga Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina për misër janë përforcuar nga lëvizja e fundit. Shteti kinezë ka marrë  53,000 tonë metrikë misër për ushqim në grupin e parë.

Kina vazhdon importin e misrit për të rritur sigurinë ushqimore dhe për të zbutur ndikimin e konflikteve gjeopolitike dhe rritjen e çmimeve të misrit.

Ndërsa Kina po kërkon gjithnjë e më shumë nga vendet mike për të ndihmuar në uljen e varësisë së saj nga drithërat në Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën e shkatërruar nga lufta.

Kështu tregtari shtetëror importoi 53,000 tonë metrikë (1.17 milionë paund) misër për ushqim në grupin e parë,  me të cilin do të furnizojë  firmat vendase së shpejti, sipas Fan Zhenyu, i cili është përgjegjës për biznesin ndërkombëtar të misrit të kompanisë.

Në komentet e postuara në faqen e internetit të COFCO-s, Fan tha gjithashtu se do të zgjeronte madhësitë e prokurimit, që të vazhdohet edhe me importin e grurit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit