Kina: Njoftuam menjëherë OBSH për shpërthimin e Covid-19

Kina: Njoftuam menjëherë OBSH për shpërthimin e…

Kina deklaroi se ka njoftuar Organizatën Botërore të Shëndetit menjëherë pas shpërthimit të koronavirusit.

Në një raport të botuar të dielën (7 qershor) që përshkruan veprimet e Kinës në luftimin e pandemisë, Zyra e Këshillit Shtetëror në vend thotë se Kina njoftoi menjëherë Organizatën Botërore të Shëndetit, si dhe vendet përkatëse e organizatat rajonale për shpërthimin e Covid-19.

Raporti shton se Kina ndau sekuencën e gjenomit dhe të dhënat specifike për zbulimin e COVID-19, dhe rregullisht njoftoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe vendet përkatëse me informacionin epidemik.

Kina është kritikuar nga vendet e tjera, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, për fshehjen e pandemisë dhe për keqmenaxhimin e saj.

Deri më tani janë shënuar 406 mijë viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar mbi 7 milion të infektuar në të gjithë botën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit