Kina ofron zgjidhjen e lirë për t'u ngrohur/ Europianët po blejnë batanije me ngrohje

Kina ofron zgjidhjen e lirë për t’u…


Pas sanksioneve të vendosura kundrejtë Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë, Europa po përgatitet që të ketë një dimër me krizë energjie. Disa vende të kontinentit të vjetër kanë paralajmëruar qytetarët e vetë, se i pret një dimër i jashtëzakonshëm, por duket se europianëve po iu vjen zgjidhja nga Kina: batanija elektrike.


Kompania kineze UTK Technology, e cila prodhon batanije elektrike dhe më pas i shet në Alibaba, ka njohur kërkesa të shumëfishuara këtë muaj nga kunsumatorët europianë. Sipas kompanisë kërkesat janë pesëfishuar, dhe ajo pritet që të dërgojë në Europë mbi 10,000 batanije muajin e ardhshëm.


Europa po përballet me rritje të konsiderueshme të energjisë elektrike dhe gazit, për shkak të luftës në Ukrainë, e cila ka rritur nivelin e inflacionit. Ndërsa batanija elektrike, është një produkt që konsumon shumë pak energji elektrike, duke i dhënë kështu njëfarë shpëtimi europianëve. Batenijet elektrike harxhojnë më pak se një e treta për t’u përdorur në krahasim me disa paisje të tjera të tjera që shërbejnë për tu ngrohur.


Sipas zinxhirit të dyqanëve Lewis Partnership, shitjet e batanijeve elektrike janë rritur me 67% krahasuar me vitin e kaluar dhe kërkimet në internet për produktet janë rritur pothuajse 470%, në Mbretërinë e Bashkuar. Këto batanije renditen ndër produktet më të shitura të shtëpisë në faqen e Amazon në Britani.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit