Kina raporton konsum të lartë gjatë pushimeve të Vitit të Ri 2024

Kina raporton konsum të lartë gjatë pushimeve…

Pushimet e Vitit të Ri të banorëve kinezë përfunduan të hënën. Sipas mediave kineze spikati lulëzimi i udhëtimeve dhe veprimtarive të shpenzimit. Bëhet e ditur se janë realizuar 135 milionë udhëtime brenda Kinës gjatë pushimeve treditore, 155.3% më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të ardhurat nga turizmi arritën në 11.17 miliardë dollarë, tre herë më shumë se në pushimet e Vitit të Ri 2023. Tregu i udhëtimeve ndërkufitare gjithashtu lulëzoi gjatë festës, teksa rreth 5.18 milionë kalime kufitare u kryen, duke shënuar një rritje gati pesëfish, bëri të ditur të martën Administrata Kombëtare e Imigracionit.

Rezervimet për udhëtime jashtë shtetit u rritën 388 % në “Ctrip”, një prej platformave më të mëdha elektronike që ofrojnë shërbime turistike në Kinë. Pajisjet inteligjente shtëpiake, ushqimet dhe pijet, si dhe veshjet tradicionale ishin ndër produktet më të shitura gjatë festës. Ndërkohë sipas Ministrisë së Tregtisë të Kinës, bizneset e shitjes me pakicë dhe ato të hotelerisë regjistruan një rritje prej 11%. T ardhurat nga biletat e kinemave arritën vlerën rekord prej rreth 1.53 miliardë juanësh, sipas Administratës së Filmit të Kinës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit