Kina reagon për letrën e Trump drejtuar OBSH: Mashtron opinionin publik dhe na përbalt

Kina reagon për letrën e Trump drejtuar…

Pekipi i është përgjigjur letrës që presidenti Trump i dërgon OBSH ku përpemendje dhe Kinën. ‘Letra e derguar nga presidenti Trump OBSH-së mashtron opinionin publik dhe përbaltë Kinën”-ka thënë zëdhënësi i ministrit të jashtëm Zhao Lijian.

“Letra përpiqet të zhvendos fajin nga reagimi i ngathët i SHBA në menaxhimin e pandemisë”- shtoi Zhao. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i dërgoi një letër kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë ku kërcënoi se SHBA mund të ndërpresë në mënyrë të përhershme fondet ndaj kësaj organizate.

Në letër i jepet një afat kohor 30-ditor OBSH të “përmirësohet në mënyrë të ndjeshme” në të kundërt rrezikon të humbasë fondet e Shteteve të Bashkuara dhe pjesëmarrjen e saj.

Drejtuar kreut të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në letër kritikohen fazat e reagimit të kësaj organizate për pandeminë e koronavirusit që nga muaji dhjetor.

Më herët presidenti Trump e quajti organizatën e OKB-së për shëndetësinë si një “kukull të Kinës”. Në SHBA, momentalisht numërohen 1.5 milionë persona të infektuar me koronavirus dhe mbi 90 mijë viktima. /Balkanweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit