Kina regjistron temperaturat më të ulëta që nga viti 1951

Kina regjistron temperaturat më të ulëta që…

Në Kinë janë regjsitruar temperaturat më të ulëta që nga viti 1951. Konkretisht në Pekin dhjetori i 2023 dhe tashmë janari kanë shënuar temperatura ekstremisht të ulëta. Temperaturat ranë nën -10 gradë Celsius, krahas reshjeve të dendura të borës dhe stuhive.

Veriu dhe verilindja e Kinës përjetuan temperaturat më të ftohta pasi ajri i akullt u zhvendos në jug nga Arktiku, me disa zona që ranë në -40C. Observatori Meteorologjik i Pekinit regjistroi një periudhë prej më shumë se 300 orësh në të cilën temperaturat mbetën nën zero, më e gjata për dhjetorin që nga fillimi i regjistrimeve 72 vjet më parë.

Si pasojë e të ftohtit u mbyllën shumë shkolla dhe biznese në kryeqytetin kinez, për shkak të ndërprerjeve të udhëtimit dhe stresit nga kërkesat shtesë për ngrohje. Skandinavia po përballet gjithashtu me temperatura polare këtë javë, me temperatura që bien deri në -40C në disa vende.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit