Kina shpall fitoren ndaj koronavirusit

Kina shpall fitoren ndaj koronavirusit

Kina ka deklaruar fitore ndaj Covid-19 që ka goditur ekonominë e saj dhe vazhdon të shkatërrojë botën.

Ndërsa epidemia, e cila deri më tani ka prekur më shumë se 5.2 milion njerëz dhe ka marrë jetën e të paktën 335 mijë njerëzve, sipas shifrave zyrtare, Kina, vendi ku u shfaq virusi në fund të vitit 2019, ka arritur ta frenojë atë në territorin e saj.

Shtetet e Bashkuara akuzojnë Kinën që reagoi shumë vonë dhe, sipas presidentit Donald Trump, është përgjegjës për vdekjet masive në të gjithë botën.

“Ne kemi arritur sukses të madh strategjik në përgjigjen tonë ndaj COVID-19”, tha kryeministri kinez Li Keqiang në ditën e parë të seancës plenare të Kongresit Popullor, një mbledhje e madhe vjetore e autoriteteve komuniste.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit