Kinë, 6 raste të reja më koronavirus në Wuhan, nis testimi i të gjithë qytetarët

Kinë, 6 raste të reja më koronavirus…

Autoritetet në Wuhan, që është dhe epiqendra e pandemisë së koronavirusit, vendosën të testojnë të gjithë qytetarët brenda 10 ditësh për të shmangur një valë të dytë të sëmundjes.

Një vendim i tillë u mor pasi ditët e fundit ishin raportuar persona të infektuar me COVID-19 shkruan Cnn. Ditën e diel u shfaq rasti i parë pas më shumë se 1 muaj në Wuhan dhe një ditë më vonë edhe 5 raste të reja infektimesh.

Dy “ re” infeksioni, edhe pse në përmasa të vogla u zbuluan njëra në Wuhan, atu ku shpërtheu pandemia, dhe tjetra në një zonë në verilindje të Kinës.

Wuhani ndodhet në provincën Hubei, me një popullsi prej 11 milionë banorësh. Kina ka raportuar gjithsej 82.901 raste të të infektuarve dhe 4,633 vdekje nga koronavirusi. /Balkanweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit