Bie shi krimbash në Kinë, rrugët mbushen plot me kafshë

Bie shi krimbash në Kinë, rrugët mbushen…

Viral është bërë momenti kur në Kinë bie shi krimbash. Njerëzit kanë mbetur të shokuar nga pamjet, të cilat tregojnë një varg makinash të parkuara të mbuluara me krimba. I çuditshëm është fakti se ndërsa ‘krimbat’ bien nga qielli, kalimtarët vazhdojnë të kalojnë të qetë në rrugë thjeshtë duke mbajtur një çadër.

Fenomeni u shpalos në provincën kineze të Liaoning, e cila kufizohet me Korenë e Veriut. Për momentin, autoritetet kineze ende nuk kanë komentuar mbi situatën, por ekspertët kanë paraqitur teoritë e tyre se pse ndodhi kjo.

Një sugjerim është se “krimbat” e supozuar janë në të vërtetë lule plepi.

Këta nuk janë krimba apo kafshë, por kërcell lulesh të rënë nga pemët”, shkroi një person në Twitter.

Si pas Bibliotekës së Kongresit, shiu i krimbave është një fenomen kaq i rrallë sa nuk është studiuar kurrë sa duhet për të përcaktuar përfundimisht se si ndodh. Megjithatë, meteorologët kanë teorizuar se ‘rrjedhjet e ujit tornadik’ mund të jenë përgjegjës. Sepse sipas tyre tornadot thithin kafshë të vogla në ujë deri në vorbullat e tyre përpara se t’i depozitojnë diku tjetër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit