Kinë/ E frikshme, vajza mbetet e bllokuar në derën e autobusit, shoferi e merr zvarrë

Kinë/ E frikshme, vajza mbetet e bllokuar…

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në qytetin jugor kinez Huizho, Provinca Guangdong ku këmba dhe krahu i një  vajzë mbeten të bllokuara në derën e një autobusi.

Video që po bën xhiro në rrejte sociale tregon vajzën që përpiqet të zbresë nga autobusi, megjithatë dyert u mbyllën, duke i “bllokuar” krahun dhe këmbën.

Shoferi nuk e vërejti incidentin, si rezultat i së cilës nisi automjetin duke e tërhequr vajzën përgjatë rrugës për më shumë se 20 sekonda.

Autobusi nuk ndaloi derisa shoferi dëgjoi vajzën duke bërtitur.

Vajza fatkeqe pësoi gërvishtje në krah dhe këmbë dhe u dërgua në spital për ndihmën e parë.

Shoferi u pezullua nga puna.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit