“Kipe Sulua” i Kamzës harxhon 85 milionë për të mbjellë pemë

“Kipe Sulua” i Kamzës harxhon 85 milionë…

Rakip Suli, apo ndryshe “Kipe Sulua” i Kamzës, ka bërë rrush e kumbulla plot 85 milionë lekë për të mbjellë pemë në Kamëz. Jo se Kamza nuk e meriton të ketë pemë, por mënyra se si është organizuar tenderi është tepër e dyshimtë dhe skandaloze.

Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit që mban numrin e referencës REF-99178-03-25-2024. Objekti i saj është “Blerje pemë dekorative” dhe ka si fond limit shifrën 8,333,333 lekë të reja pa TVSH ose rreth 100 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Abuzimi del në pah nëse hulumtojmë dokumentat e këtij tenderi. Do të shikojmë se kanë marrë pjesë në garë vetëm 3 kompani. Nga këto, Rakip Suli ka shpallur fituese firmën e cila ka dhënë ofertën më të lartë se gjithë të tjerët.

Bëhet fjalë për kompaninë “Gjelbërimi 2000” e cila rezulton në pronësi të Fadil dhe Gurali Shahini. Kjo firmë është shpallur fituese për vlerën 7,105,593 lekë të reja pa TVSH ose gati 85 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Ndërkohë diferenca me dy firmat e tjera që ofruan më pak, nuk është e vogël. Për shembull mjafton të përmendim se njëra nga firmat ka ofruar gati 30 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak se fituesi.

Kuptohet mjaft mirë se një diferencë e tillë nuk është aspak e vogël, aq më tepër kur bëhet fjalë për pemë. Duket se “Kipe Sulua” ka marrë përsëri valixhen e radhës plot me lekë për të shpallur fituesin që “duhej” të fitonte. Nuk dihet ndërkohë se përse autoritetet përkatëse nuk e hetojnë për këto tendera por e lënë të qetë të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë./JOQ ALBANIA

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit