Kipja ndrriti asfaltin e Kamzës! Thasë me 900,000€ Gjokës e Sandrit bashkë me Labën

Kipja ndrriti asfaltin e Kamzës! Thasë me…

Mos u çudisni! Në Shqipëri fondet publike nuk humbasin, thjesht ndërrojnë xhepa…

Dita në Kamzën e bukur të Kipes nis me shkrimin e mandateve të arkëtimit për klientët. Kryebashkiaku Rakip Suli duket se e ka kthyer buxhetin e bashkisë në një lloj lotoje familjare, ku fituesi dihet para se të hidhet gogla.

Në skenë del sërish bashkimi i operatorëve “COLOMBO” të Diana Labas dhe “NDËRTUESI 2014” të Sandër Shpatit dhe Gjokë Ograjas, ku skenari është ai i njohuri: 21 operatorë konkurrues në letër, por vetëm një fat i paracaktuar.

Flamuri i Kuq si gjithmonë, sistemi ndizet flakë me skualifikimin e të gjithë operatorëve të tjerë, duke lënë në garë vetëm fituesin e preferuar.

Ortakët e “Ndërtuesi 2014”, Sandër Shpati dhe Gjokë Ograja, nuk kanë lënë arkë të parave publike pa hapur nëpër Shqipëri. Kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristian Shkreli para se të shkonte në SPAK, njoftoi Sandër Shpatin të shkonte t’i merrte 625 MLN Lekë!

Po, po! Në Bashkinë e Vaut të Dejës, dy ortakët ishin mësuar të merrnin sa para të donin, sepse tenderat i rregullonte vetë kryebashkiaku Shkreli, aq sa operatorët e tjerë as nuk merrnin mundimin të afroheshin.

Epo, pse të ndryshojnë metodë kur formula funksionon? Nëse në Vau të Dejës paguan Kristian Shkreli, në Kamzë faturën e shlyen Rakip Suli. Ndryshojnë zyrat, ndryshojnë fasadat, por kronika e tenderëve mbetet po e njëjta telenovelë korrupsioni.

Ndërkohë që kryebashkiakët bëjnë garë se kush do t’i kalojë më shpejt fondet publike në llogaritë e Sandër Shpatit, Diana Labës dhe Gjokë Ograjës para se t’i thërrasë prokuroria, qytetarëve të Kamzës u mbetet vetëm të shijojnë rrugët e riasfaltuara… në letër.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit