Kirurgët mbrojnë pacientin me trupat e tyre gjatë tërmetit

Kirurgët mbrojnë pacientin me trupat e tyre…
Një video dramatike ka zbuluar momentin kur një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 Rihter goditi Japoninë më 28 korrik, duke shkaktuar panik edhe brenda Spitalit të Përgjithshëm të Kumamotos. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë një sallë operacioni që tronditet nga lëkundjet e forta, ndërsa një ekip mjekësh ishte duke kryer një ndërhyrje kirurgjikale.

Në video shihet stafi mjekësor duke ruajtur qetësinë dhe duke reaguar menjëherë për të mbrojtur pacientin. Kirurgët dhe infermierët mbajnë shtratin kirurgjikal me trupat e tyre, ndërsa pajisjet mjekësore dhe ambienti përreth lëkunden fuqishëm nga goditjet e tërmetit.

Sipas Spitalit të Përgjithshëm të Kumamotos, në momentin e lëkundjeve po zhvilloheshin katër operacione. Pavarësisht situatës së rrezikshme, ekipet mjekësore arritën t’i përfundonin me sukses të gjitha ndërhyrjet, pa u regjistruar komplikacione për pacientët.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit