Kirurgu u shkroi pacientëve inicialet në mëlçi, mjeku “han” gjobën e majme

Kirurgu u shkroi pacientëve inicialet në mëlçi,…

Një kirurg britanik është pezulluar nga puna pasi i vendoste pacientëve inicialet e tij.

Mediat e huaja shkruajnë se Simon Bramhall përdorte një koagulues me rreze, një pajisje kjo e cila përdoret në operacione, për të vendosur inicialet e tij në mëlçinë e transplantuar të një pacienti në fund të çdo operacioni.

Inicialet e kirurgut u zbuluan kur një transplant organi dështoi dhe një mjek tjetër ishte duke kryer operacion mbi pacientin. Pasi u deklarua fajtor për akuzat e sulmit, Bramhall u dënua me urdhra të komunitetit me punë të papaguar dhe një gjobë prej 10,000 £ (13,635 dollarë).

Bramhall kishte marrë një sërë titujsh dhe certefikatash gjatë viteve, sipas Tribunalit të Mjekëve të Mjekësisë.

Ai ishte një kirurg dhe pedagog në Spitalet Universitare Birmingham NHS Foundation Trust, zëvendës drejtor i divizionit të mjekësisë në Spitalin Queen Elizabeth dhe një anëtar i Kolegjit Mbretëror të Kirurgëve.

Gjykata e Praktikantëve Mjekësorë vendosi pezullimin e licencës së tij për pesë muaj në dhjetor 2020, duke përmendur edhe “arrogancën profesionale të një përmasash të tillë që ka devijuar në sjellje kriminale”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit