"22 ditë që e njihja, rezultoi 45 ditë shtatëzënë", Dan Hutra flet pas hekurave për vrasjen e tre grave

“22 ditë që e njihja, rezultoi 45…

Dan Hutra, autori i vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave ka folur nga burgu 302 ku ka treguar se si u njoh me Alketa Hysën, të cilën më 1 Mars i vrau motrën dhe kunatën, si dhe plagosi vetë Alketën (Elenën) dhe nënën e saj.

Sipas tij konflikti nisi për shtatzëninë e Alketës pasi bënë analizat rezultoi që ishte 45 ditëshe shtatzënë, ndërsa tha se këtë të fundit e njihte prej 22 ditësh.

“I bëri ekon doktoresha në Kamzë, më thotë që nusja është 45 ditë shtatzënë. Ndërkohë unë kisha 22 ditë fiks që isha njohur jo që kishte fjetur te shtëpia ime”, u shpreh Hutra.

Pas arrestimit, 41-vjeçari ka deklaruar para uniformave blu se krimet i kishte planifikuar edhe pse sipas dëshmisë, del se ka vrarë persona që nuk i ka pasur objektiv. Ndërsa të tjera vrasje të planifikuara, nuk i ka realizuar.

Hutra është shprehur se kishte në plan të ekzekutonte 40-vjeçaren që plagosi në Astir, si dhe persona të tjerë.

“Planin e kisha të përgatitur dhe kisha 4 objektivë për të vrarë. Në fillim doja të vrisja 40-vjeçaren në Astir, të cilën doja ta prisja në fyt, por u largua dhe në dyqan u futën njerëz të tjerë. Doja ta vrisja sepse më kishte 80 mijë euro borxh. Nuk doja ta qëlloja me armë sepse më pas nuk realizoja dot vrasjet e tjera”, theksoi ai.

Lidhur me motivin e këtij krimi, ka deklaruar se “vrasjen e bëra sepse kisha sherr me vëllain e saj në burg dhe e kisha paralajmëruar”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit