“Kisha 7000 pikë, m’i fshinë”/ Vodafone vjedh sy më sy klientin e tij, prapaskenat e turpshme të abuzimeve

“Kisha 7000 pikë, m’i fshinë”/ Vodafone vjedh…

Vjedhjet dhe abuzimet masive të kompanive telefonike nuk kanë të sosur në vendin tonë.

Vodafone Albania prej kohësh po tenton të thithë sa më tepër klientë kohët e fundit e për t’i lënë ata më pas me gisht në gojë.

“Vodafone More” një nga fushat e faqes së ofertave presupozohet se në bazë të grumbullimit të disa pikëve t’i konvertojë këto në shërbime të ndryshme.

Por kështu ndodh vetëm në pjesën më të vogël të rasteve ose ndaj klientëve të “preferuar” të kompanisë.

Pranë redaksisë së “JOQ-Albania”, një qyetar denoncon sesi sy më sy kompania në fjalë i rrëmbeu pikët e grumbulluar pa marrë shërbimin e përfituar.

Pasi ua ha GB e blera me para në kohë rekord, as nuk ua jep ato kur i përftojnë nga vetë ofertat (mashtrimet).

Për të cilat bëjnë fushata promocionale e derdhin një qerre nga lekët e shqiptarëve, që për fatin e tyre të keq u ka qëlluar të jenë klientë të kësaj kompanie.

Ai shkruan:

“Përshëndetje JOQ meqë kemi sondazhin e vjedhjes së Vodafone leshi, ja një rast.

Kisha 7000 pikë nga Vodafone More i përdora për GB, pikët avulluan, sms konfirmimi nuk erdhi dhe interneti nuk punonte.

Për këtë rast klienti ka ngritur edhe një kërkesë pranë kompanisë për të marrë një përgjigje për abuzim.

Vodafone, këmbënguljen e këtij rasti abuzues e ka kaluar si kërkesë që do të shqyrtohet.

Më i habitshëm është edhe komunikimi i agjentëve të cilët ia delegojnë ankesën sa njëri tjetrit dhe i kujtojnë afatet limit të kthimit të një përgjigje.

Kjo nuk është hera e parë që kompanitë telefonike rrjepin xhepat e klientëve të tyre me mashtrime të këtij lloji.

Pak muaj më parë klientët e kompanive celulare u surprizuan nga rritja e menjëhershme e ofertave mujore me 200-300 lekë nga kjo kompani.

Autoriteti i Konkurencës pas verifikimeve konstatoi se pas këtyre rritjeve të menjëhershme dyshohet të ketë një marrëveshje mes kompanive.

Gjë e cila, u përbën shkelje ligjore sa i përket konkurencës së lirë në treg”./Burimi: JOQ-Albania/Gazetaatdheu.com/

 

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit