“Kisha hapur varrin”/ Shokon Dan Hutra: Do futesha aty pasi të përfundoja vrasjet

“Kisha hapur varrin”/ Shokon Dan Hutra: Do…

Detaje edhe më shokuese kanë dalë rreth ngjarjes së tmerrshme kur Dan Hutra vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera. Në një intervistë televizive ai ka rrëfyer të gjithë skemën e ti,j duke na dhënë detaje mjaftë tronditëse, që mund t’i shihnim vetëm në filma.

tregon se kishte hapur një varr në zonën e Sharrës, atje ku mendonte të hynte pasi të vriste edhe Rahman Selën, personin që e akuzon për vdekjen e babait të tij.  Madje ai thotë se ka provuar vetë nëse varri e nxë apo jo.

Por, kjo pjesë e skemës së tij u ndërpre pasi u arrestua dhe nuk mundi të vrasë Rahmanin.

Pjesë nga rrëfimi:

Dan Hutra: Pasi do vrisja Rahmanin, kisha hap një varr edhe do futesha atje në varr. Të çoheshin këta në daç me helikopter, në daç me.. nuk do më gjenin dot ore.

Ku e kishe hapur varrin?

Dan Hutra: Në Sharrë. E kisha hapur natën, nja 2-3 netë para se me ashtu ato. Do vrisja Rahmanin, do futesha pastaj atje ose do dorëzohesha. Edhe mund të dorëzohesha. Se pas Rahmanit s’kisha më.

Varrin që ke hapur, sa metra larg nga vendi që të kanë kapur është?

Dan Hutra: Është shumë larg. Shiko, unë e kisha llogarit vrasjen e Rahmanit do dilja poshtë aty ku më ka kapur policia, do dilja do futesha poshtë te rruga poshtë te varrezat, do futesha te varrezat, është shumë larg varri që e kam hapur. Unë jam futur brenda, e kam provuar veten a më merr a s’më merr.

Do futeshe vetë? E kishe hapur për vete?

Dan Hutra: Vetë e kam rregulluar, vetë e kam studiuar, nuk ka ditur askush asnjë gjë. Dhe në Kukës atë ditë kur kam ikur nga Kukësi, i kam thënë familjarëve më bëni çantën gati se unë pasnesër iku për Gjermani. Po pasaportën më thanë. Pasaportën i thashë do ta marr nesër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit