‘Kisha lidhje intime me Dullën’, rrëfehet nëna e dy djemve që vranë 71-vjeçarin: E merrja si taksist për të mos rënë në sy

‘Kisha lidhje intime me Dullën’, rrëfehet nëna…

Dy vëllezërit Saimir e Arsil Shera nuk e kishin duruar dot faktin që nëna e tyre kishte lidhje me taksistin 71-vjeçar, Abdulla Budlla, prandaj edhe e vranë në Fushë-Prezë.

Për më tepër, siç shprehen, ai kishte ngacmuar edhe motrën e tyre.

Ndërkohë, është Gazeta Si që zbardh dëshminë e nënës së dy djemve, ku ajo pranon se kishte lidhje intime me Dullën, siç e quan ajo.

Agjentët e policisë kanë metur pa fjalë nga rrëfimi i M.Sherës, nënë e 9 fëmijëve, mes tyre edhe dy vëllezërit.

Ajo ka dalë në pension, dhe ndërkohë i kishte çuar mesazh viktimës, pasi kishte mësuar se kishtë pësuar aksident.

E mora vesh për aksidentin, inshallah ke shpëtuar mirë”, – deklaron t’i ketë shkruar e moshuara, pa e ditur se ndërkohë ai ishte vrarë nga dy djemtë e saj.

Ajo shprehet se i kishte qenë edhe në varrim viktimës, e gjatë ceremonisë pyeste veten kush e kishte bërë krimin.

Gjashtë vite më parë, ajo kishte pasur edhe lidhje intime me viktimën.

Këtë histori e dinte vetëm njëri nga të afërmit e viktimës.

Lidhjen me Dullën e justifikonim si lidhje miqësore  dhe shpeshherë e merrja si taksist për të mos rënë në sy, – shton më tej e moshuara, ndërsa tregon se shpesh pinë edhe kafe me viktimën ‘si moshë e thyer që ishim’.

Gruaja tregon sipas burimeve se vajzat i kishin tërhequr vëmendjen por ajo u kishte thënë se “është njeri i mirë nuk i ka bërë keq njeriu”.

Vajzat i kishin bërë apel të ndalonte, dhe ajo i kishte kërkuar viktimës të takoheshin sa më larg në lagje. Ndërkohë, prej një viti e gjysmë ajo ishte distancuar disi.

Një ditë para ngjarjes rezulton sipas burimeve të gazetës Si që bazohen në rrëfimin e të moshuarës, gruaja i kishte shkruar se duhet ta çonte në tregun e Laprakës dhe se Abdullai i kishte shkruar “nuk vij dot se kam vajzën e tezes që po merret me letrat e tokës”. Gjatë asaj dite gruaja ka vazhduar planin duke shkëmbyer mesazhe dhe rreth mbasdites mesazhi i fundit që Dulla i kishte nisur ishte “këtu jena na”.

Nëna e dy djemve kujton se teksa po punonte në bahçe kishte dëgjuar krisma.

“Disa nga fëmijët ishin në shtëpi, Arsili djali i vogël ishte në punë në Rinas, fillimisht mora vesh që Dulla kishte bërë aksident, më vonë provova t’i bie, por e kishte telefonin fikur”, rrëfen nëna e dy djemve në polici.

Kur është mësuar se 71-vjeçari ishte qëlluar me armë, e moshuara tregon se i kishte pyetur djemtë e saj nëse e kishin vrarë ata, por djemtë i janë përgjigjur “nuk kemi lidhje me këtë punë”. “Bashkëshorti përpara se të lidhesha me Abdullain më dhunonte dhe konsumonte alkool, i kam thënë për hir të fëmijëve do rri me ty në këtë shtëpi, por nuk kam më punë me ty”, shton për babain e fëmijëve e moshuara.

/Burimi: Gazeta Si/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit