Kisha Orthodhokse kundër martesës së dy grave: E panatyrshmja s’mund të bëhet e natyrshme

Kisha Orthodhokse kundër martesës së dy grave:…

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar kundër martesës së dy grave me njëra-tjetrën në Tiranë.

Përmes një njoftimi, Kisha Orthodhokse deklaron se e panatyrshmja nuk mund të bëhet e natyrshme përmes dekreteve ligjore.

Gjithashtu Kisha Orthodhokse thot se përjetësimi i njerëzimit ka qenë i bazuar në ekzistencën e dy gjinive e bashkimin e tyre dhe sipas tyre, asnjë kulturë, fe apo sistem ligjesh nuk e ka institucionalizuar bashkëjetesën homoseksuale si martesë.

Njoftimi i Kishës Orthodhokse:

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

DEKLARATË

​Në lidhje me martesen e së njëjtës gjini, kryer në Bashkine e Tiranes, ditën e djeshme, dt. 19 maj 2024, siç jemi shprehur edhe më parë, si në deklaratën e janarit 2024, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë mban të njejtin qëndrim:

Është më se e njohur se përjetësimi i njerëzimit ka qenë i bazuar në ekzistencën e dy gjinive dhe bashkimin e tyre. Asnjë kulturë, fe apo sistem ligjesh (Soloni, Platoni etj.) nuk e ka institucionalizuar bashkëjetesën homoseksuale si martesë. E panatyrshmja nuk bëhet e natyrshme me dekrete ligjore. Përkundrazi, një ligj i tillë fyen krijimin. Nuk është përparim shoqëror, por një konflikt me rendin natyror, e tatëpjetë. Kisha është e detyruar të artikulojë qartë konceptin dhe vlerën e martesës, rëndësinë e familjes dhe të lindjes së fëmijëve në përputhje me tekstet e saj të shenjta dhe traditën e saj shekullore (siç u deklarua në Sinodin e Shenjtë dhe të Madh të Kishës Orthodhokse në Kretë në vitin 2016) .

Tiranë, 20 maj 2024

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit