“Kisha pirë tri gota verë” dëshmia e 22-vjeçares që shkaktoi aksidentin ku humbi jetën taksisti shqiptar

“Kisha pirë tri gota verë” dëshmia e…

Një natë mes miqsh, tri gota verë dhe një timon që s’duhej prekur. Kaq mjaftoi që rrugët e Athinës të shndërroheshin në skenën e një tragjedie, ku jeta e një njeriu u ndërpre në çast. Mediat greke kanë zbardhur dëshminë e 22-vjeçares Ekaterina Caci, e cila u bë shkaktare e aksidentit që i mori jetën taksistit shqiptar, Gentian Kamberi.

“Piva tri gota verë, mbaj mend vetëm momentin e përplasjes,” tha ajo në dëshminë e saj, duke kërkuar falje për gjithçka ndodhi. Por analizat e gjakut treguan një tjetër histori – një që nuk fshihet pas një numri modest gotash. 1.29 g/l alkool në gjak, trefishi i kufirit të lejuar, një shifër që nuk mashtron, ndryshe nga kujtesa që zgjedh të harrojë.

Sipas dëshmisë, ajo kishte qenë në një lokal në Keratsini me miqtë dhe më pas kishte vendosur të shkonte për të ngrënë në një tjetër vend. Por udhëtimi i saj nuk përfundoi në një restorant, por në një aksident fatal i cili mori jetën e një të pafajshmi.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit