Kisha Satanike aprovon atletet me gjak njeriu të reperit Lil Nas X

Kisha Satanike aprovon atletet me gjak njeriu…

Pas publikimit të atleteve “Satan Shoes” nga reperi Lil Nas X të cilat ishin modeluar me një pentagram të bronztë, një kryq të kthyer përmbys, një varg biblik nga Luka 10:18, një sasi boje prej 60 cm3 dhe një pikë gjak njeriu, ka reaguar edhe vetë Kisha Satanike.

Ajo tha se e mbështet plotësisht modelin e atleteve dhe se satanistët janë impresionuar nga ‘mënyra se si Lil Nas X po i del kundër fesë për të shitur atletet e tij të personalizuara Nike Air Max 97’, siç raportohet nga raportet TMZ.

Ndërkohë NIKE reagoi menjëherë duke hedhur poshtë lajmin e bashkëpunimit me reperin për prodhimin e këtij modeli atletesh.

Numri i atleteve të prodhuara ishte 666, i cili njihet si numri i Djallit, dhe shitja e tyre u bë brenda një minute. Kisha e Satanit u themelua më shumë se 50 vjet më parë nga autori dhe muzikanti amerikan Anton Szandor LaVey.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit