Kishin harruar cigaren ndezur në ballkon, digjet apartamenti në Lushnje

Kishin harruar cigaren ndezur në ballkon, digjet…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje.

Mësohet se në katin e tetë të një pallati në qendër të qytetit ka rënë zjarr dhe shkak është bërë cigarja e lënë pakujdesisht në ballkon.

Sipas informacioneve paraprake, cigarja e lënë ndezur arriti të djegë orenditë shtëpiake në ballkon dhe dritaren e njërës prej dhomave.

Banorët e pallatit pasi kanë parë që dilte tymë nga banesa e katiti 8-të kanë njoftuar zjarrfikësen. Këta të fundit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë parandaluar përhapjen e zjarrit në brendësi të banesës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit