Kishin laborator kriptomonedhash në Shijak, gjykata liron të arrestuarit: Nuk kishte prova të mjaftueshme

Kishin laborator kriptomonedhash në Shijak, gjykata liron…

Gjykata e Durrësit ka marrë vendimin ditën e sotme për tre të arrestuarit me masën e sigurisë me detyrim paraqitje, lidhur me laboratorin e kriptomonedhave që u zbulua në Shijak.

Gjyqtarja Flora Hasimi, i liroi autorët nga burgu si pasojë e provave të pamjaftueshme.

Ndërkohë që ka caktuar një masë më të butë sigurie për të arrestuar, ndërsa hetimet vijojnë ende.

Njoftimi i policisë:

Nga verifikimet dhe hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas megjithëse nuk kanë marrë një përgjigje pozitive nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare për krijimin e këtij aktiviteti kanë zhvilluar aktivitetin e tyre i cili bie ndesh dhe me ligjin Nr. 66/2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë’ duke qenë se nuk plotëson asnjë nga kriteret e vendosura në këtë ligj.

Policia tha se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 631 copë pajisje elektronike për prodhimin e kriptovalutave, 630 copë panele diellore, 360 copë pajisje elektronike për sigurimin e vazhdueshëm të energjisë elektrike, 71 copë pajisje kompjuterike për procesimin e të dhënave, 71 copë pajisje kompjuterike për ruajtjen e përkohshme të të dhënave, 71 copë Hard disqe të jashtme dhe 71 copë pajisje elektronike për stabilizimin e temperaturave.

Po ashtu, materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit