Gjatë një operacioni policor, të kryer të enjten në mëngjes në Cresole di Caldogno, agjentët e seksionit narkotik të policisë, arrestuan një shtetas shqiptar dhe një italian, të dy banues në zonën e Vicenzas.
Policia gjeti në posedim të tyre sasi të konsiderueshme kokaine të ndarë në doza të shumta.
Operacioni, i cili u ndërmor në orët e para të mëngjesit, është rezultat i një aktiviteti të gjatë hetimor dhe sekret për të goditur trafikun e drogës në Vicenza.
Agjentët antidrogë kanë sekuestruar edhe lloje të ndryshme të materialit që përdoret zakonisht për paketimin e drogës, dy peshore dhe çanta dhe pako të shumta celofani transparente që përdoren për paketimin e drogës. Pas kontrollit dhe sekuestrimit të drogës, policia arrestoi shqiptarin me iniciale P.A. dhe dhe italianin.