Kishin shkuar me pushime, gruaja kafshohet nga ariu brenda tualetit

Kishin shkuar me pushime, gruaja kafshohet nga…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Alaskë, ku një grua është kafshuar nga ariu teksa kishte shkuar në tualet.

Gruaja Shannon Stevens tha se është sulmuar nga ariu sapo ishte ulur në tualet.

Shannon së bashku me vëllain dhe të dashurën e vëllait kishin shkuar për të kaluar një ditë të qetë afër Liqenit Chilkat, në juglindje të Alaskës, ku edhe është sulmuar nga ariu.

“Unë dola atje dhe u ula në tualet dhe menjëherë diçka kafshoi prapanicën time ndërsa isha ulur”, tha Shannon. “U ngrita shpejt dhe bërtita”.

Eriku dëgjoi të bërtiturat dhe shkoi në ambientet e jashtme, rreth 150 metra larg saj. Kur mbërriti atje pa ariun që ishte në tualet që kishte sulmuar motrën e tij.

Ata në fillim menduan se ajo ishte kafshuar nga një ketër ose një vizon, ose diçka e vogël, dhe nuk kishin menduar kurrë se do të ishte një ari.

“Hapa tualetin dhe aty pashë një fytyrë ariu tamam aty në nivelin e ulëses së tualetit,” tha ai shkruan BBC.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit