Kishin udhëtuar gjithë botën, Shqipëria u bë destinacioni i fundit për 4 turistët rus

Kishin udhëtuar gjithë botën, Shqipëria u bë…

Ngjarja e rëndë ku humbën jetën 4 turistë rusë ka ngjallur shumë kuriozitet në Shqipëri dhe në Rusi. Mediat kanë zbuluar detaje mbi 4 turistët dhe jetën e tyre të mëparshme, ku shihet se ata kanë udhëtuar shumë dhe nuk i kishte gjetur asgjë, por udhëtimi në Shqipëri u mori jetën.

Sergey Burenkov, 60 vjeç, e shoqja Natalya Burenkova, 58 vjeç, vajza e tyre 31 vjeçare Katya dhe partneri i saj Nikita Belousov, 37 vjeç u gjetën që të gjithë pa jetë në Qerret të Kavajës.

Fillimisht u tha se ngjarja ndodhi në saunën e hotelit, më vonë se episodi tragjik ndodhi në pishinën dimërore të tij.

Tashmë vdekja e katër turistëve rusë po hetohet për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese.

Kjo e dhënë konfirmohet nga Prokuroria e Përgjithshme që e pyetur nga TCH se për çfarë vepre e ka referuar policia e Kavajës vdekjen e  bashkëshortëve Natalia dhe Sergei Burenkova të vajzës së tyre Ekaterina dhe të partnerit të saj Nikita u përgjigj ‘për vrasje’.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit