Kishin vjedhur 75 mijë euro së bashku me një grua, policia arreston 30-vjeçarin në Përmet

Kishin vjedhur 75 mijë euro së bashku…

Pas arrestimit të autores së vjedhjes e cila ndodhi dita ditë më parë në Përmet, shtetases O.SH policia ka arrestuar edhe bashkëpuntorin e saj, E.P 30 vjeç dhe është shpallur në kërkim shtetasi P. P.

Shtetasja O. Sh., dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin P. P., ka vjedhur shumën prej 75 000 euro në banesën e shtetasit K. P.

Në zbatim të urdhrit të Prokurorisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet ndaluan shtetasin E. P., i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë vjedhje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 aparate celularë dhe disa fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit