Kishte 1 javë i shtruar, por po shërohej nga koronavirusi. Detaje për 29-vjeçarin që u vetëhodh nga spitali COVID-2

Kishte 1 javë i shtruar, por po…

Detaje të reja mësohen nga vetëhedhja e të riut 29 vjeçar mëngjesin e sotëm nga kati i tretë i spitalit COVID-2.

I riu me inicialet XH.K, kishte rreth 1 javë i shtruar tek Shefqet Ndroqi, dhe mjekët nga brenda spitalit thonë se ai ishte drejt shërimit.

Mësohet se ai do qëndronte në spital edhe për pak ditë, dhe do dilte, duke qenë se çdo ditë e më tepër gjendja e tij po shkonte drejt përmirësimit.

Ai nuk kishte më simptoma, ndërkohë që për këtë veprim ekstrem që kreu, mjekët dyshojnë se erdhi prej problemeve me shëndetin mendor.

Ende nuk mësohet emri i plotë, dhe nëse ai kishte qenë nga Tirana apo kishte ardhur në spital nga rrethet.

Informacioni nga brenda spitalit është shumë i kufizuar, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEXO EDHE:

Tragjike! I riu me koronavirus hidhet nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’. Ndërron jetë 29-vjeçari

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit